Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 07 dhjetor 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1.Rregulloren “Për ushtrimin e veprimtarisë së Kujdestarëve të Obligacioneve të Shoqërive Aksionare dhe të Qeverisë Vendore”;
Hyrja në fuqi Ligjit të ri nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore”, sjell nevojën e miratimin e kësaj të rregulloreje, e cila ka për qëllim përcaktimin e afatet kohore, kushtet dhe procedurat për autorizimin e kujdestarëve të obligacioneve të shoqërive aksionare dhe të qeverisë vendore, detyrimin për informim, etj.
2.Rregulloren “Për penalitetet e zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit vullnetar”;
Kjo rregullore del në mbështetje të dispozitave të nenit 17, paragrafi 3, të Ligjit nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensioneve Vullnetare” dhe ka për qëllim përcaktimin e kufirit dhe mënyrës së zbatimit të penalitetit në rast të tërheqjes së parakohshme të aseteve nga llogaria individuale e anëtarit të fondit të pensionit vullnetar.
Nëpërmjet saj synohet: (i) motivimi i qëndrimit në skemë i anëtarëve të fondit të pensionit dhe rrjedhimisht, (ii) zbutja e efekteve financiare për fondin e pensioneve që vijnë nga tërheqja prej skemës, e cila në natyrën e saj kërkon investime afatgjata me tërheqje të parashikueshme.
3.Rregulloren “Për mënyrat, kushtet dhe procedurat e pagesave të pensionit vullnetar”;
Kjo rregullore hartohet në mbështetje të dispozitave të nenit 16, paragrafi 2, të Ligjit nr. 10197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensioneve Vullnetare”. Me lindjen e së drejtës së marrjes së pagesës së pensionit, anëtari i fondit të pensionit, mund t’i tërheqë dhe / ose përdorë asetet neto në llogarinë e tij të pensionit sipas mënyrave të përcaktuara në rregullore. Rregullorja përcakton tre mënyra kryesore për marrjen e pagesës dhe përdorimin e aseteve neto të llogarisë e parashikon edhe pagesë të interesave për çdo vonesë në pagesën e pensionit nga ana e shoqërisë administruese.
4.Kushtet e përgjithshme, specimenin dhe tabelën e primeve të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik për shoqërinë e sigurimit “Interalbanian” sh.a;
Kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në përmbajtje, në tërësi por edhe në elementët e veçantë, reflektojnë kërkesat e dispozitave të Ligjit nr. 10 076 datë, 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm më sektorin e transportit”.
5.Statutin e shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a, si dhe anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës, të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;
6.Botimin e Raportit statistikor “Sigurime në 10 vite”;
7.Planin strategjik për vitet 2011-2014, si dhe planit vjetor 2011, të Auditit të Brendshëm”;
8.Shoqërinë “Grant Thornton Albania” sh.p.k, si Ekspert Kontabël të Autorizuar për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a, Grupi (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni);
Shqip
English