13 Dhjetor 2010

AMF, ndihmon fëmijët e familjeve të përmbytura

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, sensibilizuar nga situata e vështirë që kaluan familjet e zonave të përmbytura, ndërmori nismën për një mbështetje vullnetare modeste në ndihmë të fëmijëve të këtyre familjeve.
Fondi i grumbulluar për këtë qëllim u përdor për blerjen e ndihmave për  fëmijët e evakuar duke i dërguar në destinacion me ndihmën e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”.

Shpresojmë që me këtë gjest simbolik t’u jemi gjendur pranë fëmijëve në këtë situatë të vështirë.