25 Janar 2011

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për vitin 2010

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë vitit 2010 u dominua në masën 87.18% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 12.82% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.73% e gjithë transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për vitin 2010, flasin për një dominim të transaksioneve  "Shlyerje e vlerës nominale në maturim"  dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" përkatësisht me 46.39% dhe 24.74% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 96.66% të gjithë transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë vitit 2010 ka pasur një zbritje prej 8,724.60 milionë lekë ose në masën 42.84%, krahasuar me vitin 2009, shoqëruar me një ulje në masën 10.80% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë vitit 2010 ka pasur një rritje prej 1,241.88 milionë lekë ose 42.09%, krahasuar me vitin 2009, ndjekur nga një rritje në masën 54.67% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me vitin 2009, vihet re një zbritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 7,482.73  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2009, 2010

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Viti

2009

2010

`01/`09-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

20,367.23

11,642.63

(42.84)

  

Individë

8,196.13

7,278.34

(11.20)

 

Persona juridike

12,171.10

4,364.29

(64.14)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

2,950.54

4,192.42

42.09

  

 Individë

1,052.54

2,747.46

161.03

 

Persona juridikë

1,897.99

1,444.95

(23.87)

 

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - dhjetor 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu