24 Shkurt 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 23 shkurt 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:   

                       
1.   Raportin vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të vitit 2010;

2.   Raportin mbi inspektimet e kryera në shoqëritë e sigurimit me objekt “Dëmet e paguara dhe të mbetura pezull
      për vitin 2009 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2010”, si dhe masa korrigjuese ndaj shoqërive të sigurimit;


3.   Rregulloren “Për ndarjen e veprimtarisë së administrimit të fondit të pensionit nga veprimtaria e administrimit 
      të fondit të investimit”; Kjo rregullore përcakton kriteret dhe standardet për ndarjen e veprimtarisë së
      administrimit të fondit të pensionit, nga veprimtaria e administrimit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive,
      në rastin kur të dy veprimtaritë kryhen nga e njëjta shoqëri administruese;
 
4.   Rregulloren “Për raportimin në AMF të veprimtarisë së shoqërisë administruese të fondeve të pensionit”; Kjo
      rregullore ka për qëllim të rregullojë përmbajtjen, shpeshtësinë, afatet dhe formën e pasqyrave financiare të
      detyrueshme për t'u depozituar nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve në Autoritet;


5.   Rregulloren “Mbi funksionimin e sistemit të raportimit AMF IN-REG”;
 
6.   Kushtet e përgjithshme, specimenin dhe tabelën e primeve të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga 
      aksidentet në transportin publik të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a;

7.   Shoqërinë e ekspertit  kontabël  të regjistruar  për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit
      Interalbanian sh.a;

8.   Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian” sh.a.;

9.   Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria sh.a.”;

10.  Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria sh.a.”;
 
11.  Riemërimin e Drejtorit të Përgjithshem të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;

12.  Licencimin e shoqërisë UDSA sh.p.k. si agjentë në sigurime jo-jete në emër e për llogari të shoqërive të
       sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a. dhe “Atlantik” sh.a;
 
13.  Licencimin e Z. Ilir Olldashi në profesionin e vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;

14.  Licencimin si agjent në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit Insig sh.a., Z.
       Artan Alikaj;

15.  Tërheqjen e licencës të shoqërisë “Landes Broker” sh.a. për ushtrim aktiviteti si broker në sigurime, pas
       kërkesës së vetë shoqërisë.