Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar 2011
Të ardhurat nga primet e sigurimit, në janar 2011, arritën rreth 857 milionë lekë, ose 35.11% më shumë se muaji janar i vitit 2010. Gjatë muajit janar 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 97,046, duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 84.23% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 15.77% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 62.43% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 37.57% të totalit të tregut
Sigurimi i Detyrueshëm
Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 322 milionë lekë, ose rreth 12.79% më shumë se muaji janar i një viti më parë.
Produkti MTPL e brendshme në muajin janar 2011 pati një ulje prej 11.06% për primet e shkruara bruto , ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 14.49% krahasuar me janarin e vitit 2010.
Produkti Sigurim Kufitar në muajin janar 2011 pati një ulje prej 5.34% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 9.57% krahasuar me janarin e vitit 2010.
Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një rritje me rreth 110.05% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janarin e vitit 2010, dhe numri i kontratave pati një rritje prej 51.08% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në muajin e parë të vitit 2011, arritën rreth 535 milionë lekë, ose 53.37% më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë, por dhe me një trefishim të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me janarin e vitit 2010.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë muajit janar 2011 patën rritje me rreth 36.28% kundrejt janarit të vitit 2010.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 260 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 44.52% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 17.47% .
Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë muajit janar 2011 ndihet një rritje prej 41.83% e numrit të kontratave të sigurimit dhe ulje me rreth 14.55% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janarin e vitit 2010.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë muajit janar 2011 arritën në rreth 80 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 219.32% në krahasim me janarin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 90.17% të të ardhurave të këtij grupi.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar 2011 arritën 135 milionë lekë, ose rreth 143.81% më shumë se janari i vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar 2011 u rritën me rreth 31.19% krahasuar me janarin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 116 milionë lekë, apo 58.63% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar, sigurimi motorik ka peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, paraqitur në tabelën e mëposhtme:
në mijë lekë
|
Lloji i sigurimit |
Viti |
|
|
2010 |
2011 |
|
|
Dëmi mesatar |
||
|
MTPL e brendshme |
115 |
141 |
|
Karton Jeshil |
1518 |
484 |
|
Kasko |
95 |
72 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor muaji janar 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Shqip
English
