25 Mars 2011

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2011

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-shkurt 2011, arritën rreth 1,471 milionë lekë, ose 6.60% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-shkurt 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 189,958 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 86.26% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 13.74% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 58.14% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm motorik zënë 41.86% të totalit të

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 616 milionë lekë, ose rreth 8.30% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë 2 muajve të parë të vitit 2011 pati një ulje prej 15.03% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 9.94% krahasuar me janar- shkurtin  e vitit  2010.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-shkurt 2011 pati një ulje prej 10.45% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 7.56% krahasuar me periudhën janar- shkurt të vitit të kaluar.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një rritje me rreth 105.54% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar- shkurtin e vitit  2010 dhe numri i kontratave pati një rritje prej 54.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në 2 mujorin e parë të vitit 2011, arritën rreth 855 milionë lekë, ose 5.41% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë por dhe me një trefishim të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me  janar-shkurtin e vitit 2010.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-shkurt  2011  patën ulje me rreth 5.10%  kundrejt janar-shkurtit të vitit 2010.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 392 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 45.24%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 23.34% .

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë 2 muajve të parë të vitit 2011 ndihet një rritje prej 26.92% e numrit të kontratave të sigurimit dhe ulje me rreth 2.83% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2010.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-shkurt 2011 arritën në rreth 168 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 202.13% në krahasim me janar-shkurtin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 89.18% të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-shkurt  2011 arritën 202 milionë lekë, ose rreth 64.18% më shumë se janar-shkurti  i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shkurt 2011 u rritën me rreth 7.21%, krahasuar me janar-shkurtin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 221 milionë lekë, apo 65.69% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi mesatar në produktet e sigurimit motorik, paraqitet në tabelën e mëposhtme:

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar-Shkurt

2010

2011

                                                                                                                               Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

                    116

             133

Karton Jeshil

                  1,698

             458

Kasko

                      40

               99


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për periudhën janar - shkurt  2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Shkurt 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Shkurt 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu