30 Mars 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 mars 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1. provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit  të jetës dhe jo-jetës”;

2. dhënien e licencës “Shoqërisë administruese të fondeve të pensionit Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a, për të
    vepruar si shoqëri e administrimit të fondeve të pensionit vullnetar për mbledhjen dhe investimin e fondeve të
    pensioneve, kryerjen e pagesave të pensionit, si dhe miratimin e krijimit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal”.
    “Instituti Privat i Pensioneve Capital” sh.a, është shoqëria e dytë që aplikoi për licencë në përputhje me 
    kërkesat e reja. 
    “Shoqëria administruese e fondeve të pensionit Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a do të luajë një rol të
    rëndësishëm në zhvillimin e tregut të pensioneve vullnetare, në rritjen e besueshmërisë së individëve dhe
    bizneseve për të përfshirë punonjësit e tyre në skemën e pensioneve vullnetare.

3. miratimin e statutit te shoqërisë “Bursa e Tiranës”;

4. miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë “Interalbanian“ sh.a;

5. miratimin e anëtarëve të drejtorisë së shoqërisë “Interalbanian” sh.a;

6. miratimin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë “Intersig“ sh.a;

7. miratimin e veprimtarisë së agjentit të brokerit të letrave me vlerë, si veprimtari e lidhur me transaksionet me
    letrat me vlerë;

8. licencimin e shoqërisë “UDSA” sh.p.k si agjent në sigurime jo-jete në emër e për llogari të shoqërisë së sigurimit
    “Intersig” sh.a;

9. lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  për sigurimin e detyrueshëm në  
    sektorin e transportit  me  Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, si dhe;

10. miratimin e rregullores për funksionimin dhe administrimin e ambienteve të AMF-së.