27 Mars 2008

AMF në bashkëpunim me PPFS organizuan në Tiranë, nga data 12-13 mars, workshop-in rajonal me temë “Për qeverisjen e shoqërive të sigurimit”

Ky workshop, i organizuar Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe nga Programi i Partnerëve për Stabilitet Financiar, është i pari që organizohet në Shqipëri.

Qëllimi i workshopit, ishte që të ndihmonte prezantimin e praktikave dhe adoptimin e standarteve ndërkombëtare të qeverisjes së tregut të sigurimeve në Shqipëri. Mesazhi qe ky workshop përcolli ishte:

a. Promovimi dhe shkëmbimi i eksperiencës së ekspertizës në rajon.
b. Përforcimi i aftësive, me qëllim mbikëqyrjen efektive.

I rëndësishëm ishte edukimi i rregullatorëve shqiptarë të sigurimeve dhe i vendimarrësve të shoqërive të sigurimit në Shqipëri, rreth qeverisjes të kompanive të sigurimit në shtetet e sapoanëtarësuara në Bashkimin Evropian.

Workshopi u hap nga fjala përshëndetëse e zj. Elisabeta GJONI, Kryetare e AMF. Ajo theksoi rëndësinë e ketij workshop-i në një kohë kur ka zhvillime të rëndësishme të këtij sektori si: investitorë të huaj kanë hyrë në partneritet me shoqëritë lokale, aktivitetet cross-border ndërmjet vendeve të rajonit po zgjerohen (tre shoqëri shqiptare sigurimesh operojne në tre vende), struktura te reja te korporatave po krijohen duke çuar në krijimin e organizate te tipit "grupe" ose "konglomerate". Zj. Gjoni, gjithashtu, nënvizoi se workshop-i do të ndihmojë në rritjen e sensibilizimit të aktorëve në sektorin e sigurimeve: rregullatorëve, shoqërive, institucioneve të specializuara etj. mbi rëndësinë e qeverisjes së shoqërive në drejtim te zhvillimit të sigurtë e afatgjatë të bizneseve të tyre dhe të tregut në përgjithësi si dhe përfitimeve që rrjedhin si rezultat i aplikimit të praktikave më të mira.

Workshop-i vazhdoi me prezantimet ku prezantimi i pare ishte nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përgatitur nga z. Keler Gjika (N/Kryetar i AMF) dhe z. Rinald Guri (Drejtor i Kërkimeve dhe Statistikës).

Z. Keler Gjika paraqiti një analizë të situatës aktuale të tregut të sigurimeve, si dhe të kornizës ligjore aktuale mbi qeverisjen e shoqërive të sigurimit në Shqipëri.

Më pas, z. Gorazd Podbevsek, menaxher i projektit Socius, Slloveni, prezantoi strukturën e qeverisjes së shoqërive të sigurimit në Slloveni, ndërsa z.Boris Persak, Drejtor i Departamentit të Investigimeve, prezantoi dy shembuj për mashtrimin në sigurime dhe implikimin që kjo sjell në qeverisjen e shoqërive të sigurimit.

Z.Geoffrey Mazullo, Drejtor i Programit të Partnerëve te Stabilitetit Financiar(PPFC), prezantoi rastin e një shoqërie sigurimi suedeze, e cila pati probleme serioze me qeverisjen, gjë që çoi në shpërblime të paautorizuara të ekzekutivëve të saj.

Në fund të ditës së parë, z. Audrius Linartas, N/Kryetar Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Lituani, bëri prezantimin e qeverisjes së shoqërive të sigurimit në Lituani.

Në ditën e dytë të workshopit, Zj. Anna Miernicka, Varshavë, Poloni, prezantoi strukturën e qeverisjes së shoqërive të sigurimit në Poloni, ndërsa z.Pawel Dudziez, specialist për mbrojtjen e konsumatorit pranë Autoritetit të Polonisë, diskutoi dy shembuj lidhur me rregullimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive të sigurimit në Poloni.
Në përfundim të ditës së dytë dhe të fundit të workshopit, z.Jim Vint, FTI Technology Consulting, Londër, bëri prezantimin e të dhënave mbi qeverisjen e shoqërive të sigurimit dhe dha shembuj për pasojat që jep një qeverisje e dobët.

Në këtë aktivitet, ishin prezent rreth 45 pjesëmarrës, ndër të cilët anëtarë të AMF-së, përfaqësues nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, përfaqësues të shoqërive të sigurimit në Shqipëri, përfaqësues nga Agjensia e Sigurimeve të Bosnje Hercegovinës, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare aktive në Shqipëri.
Më poshtë, mund të gjeni axhendën dhe prezantimet e workshop-it në gjuhën Angleze:


Agenda - Regional Workshop on CG of Insurance Companies - March 12-13, 2008.pdf - 34 KB


Opening Presentation - PFS Program - March 12, 2008.pdf - 396 KB


Presentation - AFSA - March 12, 2008.pdf - 252 KB


Presentation - Slovenia - Socius - March 12, 2008.pdf - 88 KB


Presentation - Slovenia - ZM dd - March 12, 2008.pdf - 54 KB


Presentation - PFS Program - Case in Point - March 12, 2008.pdf - 419 KB


Presentation - Lithuania - Insurance Supervisory Commission - March 12, 2008.pdf - 172 KB


Presentation - Corporate Governance of Polish IC - March 12, 2008.pdf - 280 KB


Background Paper - Corporate Governance of Polish Insurance Companies - March 2008.pdf - 60 KB


Presentation - PFSA - March 13, 2008.pdf - 361 KB


Presentation - Data Governance - FTI - March 13, 2008.pdf - 195 KB