Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-mars 2011
Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-mars 2011, arritën rreth 2,233 milionë lekë, ose 7.78% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-mars 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 296,893 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.96% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.04%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 57.29% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 42.71% të totalit të tregut.
Sigurimi i Detyrueshëm
Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 954 milionë lekë, ose rreth 4.04% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Produkti MTPL e brendshme gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2011 pati një ulje prej 18.10% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 6.49% krahasuar me janar-marsin e vitit 2010.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-mars 2011 pati një ulje prej 10.73% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 13.47% krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar.
Produkti Karton Jeshil pati një rritje me rreth 90.10% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar-marsin e vitit 2010 dhe numri i kontratave pati një rritje prej 52.74% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në 3 - mujorin e parë të vitit 2011, arritën rreth 1,279 milionë lekë, ose 10.74% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-marsin e vitit 2010.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-mars 2011 patën rritje me rreth 2.47% kundrejt janar- marsit të vitit 2010.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 614 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 44.81%, i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 20.89% .
Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2011 ndihet një rritje prej 21.55% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 4.63% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar- marsin e vitit 2010.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-mars 2011 arritën në rreth 254 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 208.70% në krahasim me janar-marsin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 90.69% të të ardhurave të këtij grupi.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars 2011 arritën 269 milionë lekë, ose rreth 58.97% më shumë se janar-marsi i vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-mars 2011 u rritën me rreth 8.35% krahasuar me janar-marsin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 358 milionë lekë, apo 70.87% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi mesatar i paguar për produktet e sigurimit motorik, paraqitet në tabelën e mëposhtme:
në mijë lekë
|
Lloji i sigurimit |
Janar-Mars |
|
|
2010 |
2011 |
|
|
Dëmi mesatar i paguar |
||
|
MTPL e brendshme |
109 |
131 |
|
Karton Jeshil |
1,081 |
488 |
|
Kasko |
99 |
79 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - mars 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - mars 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu
Shqip
English
