(Material i përpunuar, nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO) prill 2011)
Organizata Ndërkombëtare e Komisionerëve të Letrave me Vlerë (IOSCO) mbylli Konferencën e 36-të Vjetore në Cape Town, në Afrikën e Jugut, gjatë periudhës 17-22 Prill, 2011.
Një numër i caktuar vendimesh u morr gjatë zhvillimit të Konferencës, ku ndër kryesoret, përmendim:
- Drejtimi Strategjik i IOSCO-s
Komiteti Ekzekutiv për Drejtimin Strategjik paraqiti propozimet e tij lidhur me strukturën e re të komitetit dhe bazën financiare për miratim në Komitetin e Kryetarëve. Ky vendim siguron, se IOSCO, si vendosës i standardeve ndërkombëtare për rregullimin e tregjeve të letrave me vlerë, është e strukturuar dhe e vendosur të vazhdojë të sigurojë udhëheqje në zhvillimin e standardeve rregullative për tregjet e kapitalit, ka burimet e nevojshme për t'u angazhuar në identifikimin e risqeve të tregjeve të letrave me vlerë në zhvillim dhe posedon aftësinë për të përmbushur nevojat e anëtarëve të saj dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të shtruara nga G20 dhe Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB).
- Objektivat dhe Parimet e IOSCO-s
Komiteti Ekzekutiv IOSCO-s, në fillim të krizës së fundit financiare botërore i kërkoi Task Force-s (ITF) rishikimin dhe freskimin e Parimeve të IOSCO-s për të marrë parasysh mësimet e nxjerra nga kriza. Në qershor 2010, kjo çoi në shtimin e tetë parimeve të reja adresuar çështjeve të tilla si risku sistematik në tregjet e letrave me vlerë, agjencitë e vlerësimit të kreditit, fondet e investimeve, mbikëqyrja dhe pavarësia e auditit, produktet në fushën e letrave me vlerë, si dhe përditësimin e metodologjisë që lidhet me to.
- Memorandumi Shumëpalësh i Mirëkuptimit i IOSCO-s, MMoU
Konferenca theksoi suksesin e IOSCO-s, arritur në takimin e vitit 2005, ku u vendos një objektiv ambicioz që të gjitha juridiksionet anëtare duhet të aplikojnë për t'u bërë nënshkruese të MMoU-së nga 1 janari 2010. Komitetet Rajonale të IOSCO-s, të ndihmuar nga Sekretariati i Përgjithshëm, kanë punuar së bashku me juridiksione në rajonet e tyre për të inkurajuar veprimet e nevojshme për t'u bashkuar me MMoU-në. IOSCO i ka kërkuar të gjithë anëtarëve e vëzhguesve të MMOU-së që me përgjegjësi të punojnë në juridiksionin e tyre, për të aplikuar për t'u bërë nënshkruese të MMoU-së deri më 1 janar 2013. Në kuadër të kësaj nisme, AMF u konfirmua si anëtare me të drejta të plota, nëpërmjet nënshkrimit të MMoU-së në qershor 2009, gjatë Konferencës së 34-vjetore të IOSCO-s, që u mbajt në Tel Aviv.
- Nisma për të rritur Standardet e Bashkëpunimit Ndër-Kufitar
Nisma e Kontaktit të IOSCO-s për të nxitur juridiksionet në proces rregullimi të bëjnë ndryshimet e nevojshme për anëtarësimin në MMOU-në vazhdon të jetë një prioritet i punës së saj. Një përparim i konsiderueshëm është bërë me një numër juridiksionesh, në të cilat kuadri ligjor nuk është tërësisht në përputhje me atë të kërkuar që këto juridiksione të bëjnë përmirësime reale e t’ju ofrojnë homologëve të tyre ndërkombëtarë informacione e duhura për të luftuar sjellje të palejuara ndërkufitare të tregut.
- Komiteti Konsultativ i Organizatave Vetërregulluese i IOSCO-s – (SROCC)
Anëtarët e Komiteti Konsultativ të Organizatave Vetërregulluese të IOSCO-s (SROCC) shqyrtuan çështjet dhe zhvillime të tjera të kohëve të fundit të tregut, duke përfshirë ato që lidhen me ofertat e publikun. SROCC ra dakord të zgjerojnë më tej ndërveprimin me komisionet përkatëse të IOSCO-s dhe të vazhdojnë t’u japë ekspertizën anëtarëve të saj për vendosjen e standardeve, ngritjen e kapaciteteve dhe aktiviteteve në terren në kuadrin e drejtimeve të reja strategjike të IOSCO-s.
Në përfundim, Konferenca informoi mbi pranimin e anëtarëve të rinj në IOSCO dhe zgjedhjet e reja ne organet drejtuese të IOSCO-s. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate, u përfaqësua në këtë eveniment të rëndësishëm nga Zj. Miranda Ramaj, Anëtare Bordi dhe Zj. Violanda Theodhori, Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike.
Për më tepër informacion, kontaktoni në
[email protected]