28 Prill 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 prill 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi ndër të tjera:

1.
masën e parapagimit të kontributit  për vitin 2011, për çdo shoqëri sigurimi në bazë vjetore dhe  tre mujore;

2. licencimin e shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a, si shoqëri brokerimi për ushtrim veprimtarie
    tregtimi në tituj;

3. licencimin e Z. Mark Crawford si broker për tregtimin e titujve në emër dhe për llogari të shoqërisë “Aksioner International
    Securities Brokerage” sh.a;

4. miratimin e shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a, për të vepruar si agjent brokeri në letrat me vlerë 
    në emër dhe për llogari të shoqërisë “SAXO Bank”, si dhe;

5. licencimin e Zj. Menduha Hoxha si agjent në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig”
    sh.a.