1 Prill 2008

Zhvillimi i një seminari mbi sigurimet e jetës në datat 23 dhe 24 prill 2008

Zhvillimi i një seminari mbi sigurimet e jetës në datat 23 dhe 24 prill 2008

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me mbështetjen e Bankës Botërore, organizon në Tiranë datat 23 dhe 24 prill 2008, një seminar 2 - ditor mbi sigurimet e jetës. Lektor kryesor në seminar është Z. Don McIsaac - ish Drejtor i Grupit të Sigurimeve në Bankën Botërore - me eksperiencë shumë të gjate në fushën e sigurimeve të jetës. Në trainim ftohen të marrin pjesë përfaqësues nga Shoqëritë e Sigurimit, Shoqata e Siguruesve dhe AMF.


Tematika e seminarit mendohet të përfshijë çështjet e mëposhtme:


  • - Llojet e sigurimeve të jetës;
  • - Produktet e sigurimit të jetës përkundrejt produkteve të pensioneve dhe trajtimi nga vende të ndryshme;
  • - Çështje të pergjithshme të elementëve të kontratave të sigurimit;
  • - Proçesi i marrjes në sigurim - çështje të shpenzimeve që lidhen me të - roli i agjentëve në sigurimet e jetës;
  • - Zhvillimi i tabelave të vdekshmërisë dhe roli i tyre në përcaktimin e primeve dhe provigjoneve;
  • - Rëndësia dhe llojet e investimeve në sigurimet e jetës;
  • - Sistemi i taksave dhe efektet në zhvillimin e sigurimeve të jetës;
  • - Përfshirja e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit në sigurimet e jetës;
  • - Shembuj;
  • - Diskutime / pyetje nga pjesemarresit.


Adresa e kontaktit pranë AMF:


e-mail: [email protected]

            tel: +355 42 247 148