2 Maj 2011

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Mars 2011

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar - mars 2011 u dominua në masën 93.73% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 6.27% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.77% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2011, flasin për një dominim të transaksioneve  "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" dhe "Blerje ne tregun primar" përkatësisht me 45.54% dhe 28.95% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.40% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar - mars 2011 ka patur një zbritje prej 1,764.51 milionë lekë ose në masën 50.02%, krahasuar me periudhën janar - mars 2010, shoqëruar me një ulje në masën 38.16% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar - mars 2011 ka patur një rritje prej 122.36 milionë lekë ose 17.67%, krahasuar me periudhën janar - mars 2010, ndjekur nga një rritje në masën 33.33% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me periudhën janar - mars 2010, vihet re një zbritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 1,642.15  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2010, 2011

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Janar - Mars 2011

2010

2011

`11/10-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

3,527.92

1,763.41

(50.02)

  

Individë

2,329.37

1,405.18

(39.68)

 

Persona juridike

1,198.55

358.23

(70.11)

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

692.25

814.61

17.67

  

 Individë

332.34

396.14

19.20

 

Persona juridikë

359.91

418.47

16.27


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu