3 Maj 2011

Nëntë rregullatorë të letrave me vlerë i bashkohen MMoU-së të IOSCO-s

(Material i përpunuar, nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO) prill 2011)

Organizata Ndërkombëtare e Komisioneve të Letrave me Vlerë (IOSCO) ka njoftuar, se nëntë rregullatorë të tjerë te letrave me vlerë, janë ftuar për t'u bërë nënshkruese me të drejta të plota të Memorandumit të Mirëkuptimit Shumëpalësh MmoU lidhur me Konsultimin, Bashkëpunimin  dhe Shkëmbimin e Informacionit .

Nënshkruesit e rinj janë:

1- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Estonisë
2- Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit të Japonisë
3- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë
4- Komisioni i  Letrave me Vlerë të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë
5- Komisioni i Letrave me Vlerë të Pakistanit
6- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Suedisë
7- Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare të Taivanit Kinez
8- Autoriteti i Tregjeve të Kapitalit dhe Letrave me Vlerë të Tanzanisë
9- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Liechtestein

Me miratimin e Liechtestein për anëtarësim,  numri i juridiksioneve, të cilët janë pranuar si nënshkrues të MMoU-së së IOSCO-s tani është në 80. Në vazhdim,  36 juridiksione të tjera janë në proces të verifikimit të plotë dhe tani pritet të punojnë për të hequr pengesat për të kaluar në statusin e  nënshkruesve të plotë.

Këto nënshkrues të plotë të MMoU-së tani mund të kërkojnë dhe të ndajnë informacione konfidenciale në ndjekjen e veprave ndërkufitare të letrave me vlerë.

Për më tepër informacion, kontaktoni në [email protected]