10 Maj 2011

Përfundon me sukses programi i trajnimit për mbikëqyrjen me bazë risku në bashkëpunim me FSVC

(Material i përpunuar, nxjerrë nga faqja zyrtare e Korpusit Vullnetar të Shërbimeve Financiare (FSVC) maj 2011)

Gjatë vitit 2010, Korpusi Vullnetar i Shërbimeve Financiare (FSVC), zhvilloi me përfaqësuesit e sektorit të sigurimeve dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), trajnimin për parimet themelore të mbikëqyrjes së sigurimeve me bazë risku.

AMF duke iu përgjigjur rekomandimit të Bankës Botërore për të zbatuar metodologji të mbikëqyrjes me bazë risku për tregun e sigurimeve, kërkoi që FSVC të hartonte  një program trajnimi për stafin, si dhe ngritjen e një qendre trajnimi për punonjësit e saj dhe të shoqërive të sigurimit.

Z. William Cundiff, ekspert sigurimesh i specializuar për hartimin e kurseve të trajnimit, pranë FSVC-së, gjatë zhvillimit të programit të trajnimit trajtoi këto tema: menaxhimi i riskut të sigurimit, sigurimi i pasurisë dhe aksidenteve, parimet dhe praktikat e sigurimit, mbikëqyrja me fokus risku dhe sigurimi i jetës. Gjithashtu trajtoi zhvillimin e dy moduleve të nivelit fillestar dhe tri module të nivelit mesatar, të gjitha këto gjatë periudhës Maj - Nëntor 2010.

Programi i trajnimit i erdhi në ndihmë pjesëmarrësve që të identifikojnë risqet e brendshme në industrinë e sigurimit, karakteristikat kyçe, si të sigurimit të pasurisë ashtu dhe të sigurimit të aksidenteve dhe të jetës (dallimet midis tyre) dhe si të vlerësohet shëndeti financiar i shoqërive të sigurimit, duke u bazuar në kuptimin e plotë të veprimtarisë së tyre.

Përveç trajnimit të AMF të përshkruar më sipër, ekspertet e FSVC punuan me AMF-në për të forcuar kuadrin ligjor dhe rregullativ, me qëllim promovimin e zhvillimit të sektorit të sigurimeve dhe tregjeve të kapitalit.

Së fundmi, FSVC zhvilloi me sukses programin e dytë për nga lloji të trajnimit dhe çertifikimit të aktuarëve, duke diplomuar 14 aktuarë të rinj.

Bashkëpunimi i suksesshëm midis AMF dhe FSVC, që nga krijimi i institucionit, përforcuar dhe nga zhvillimet e vitit 2010, mund të cilësohet si një histori suksesi.

Për më tepër informacion, kontaktoni në [email protected]