25 Maj 2011

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - prill 2011

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-prill 2011, arritën rreth 2,939 milionë lekë, ose 8.22% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-prill 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 408,433 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.97% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.03% . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 56.66% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 43.34% të totalit të tregut.

Sigurimi i Detyrueshëm motorik

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,273 milionë lekë, ose rreth 0.35% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme gjatë periudhës janar-prill të vitit 2011 pati një ulje prej 21.54% për primet e shkruara bruto , ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 2.97% krahasuar me janar-prillin e vitit 2010.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-prill 2011 pati një ulje prej 6.83% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 11.71% krahasuar me periudhën janar - prillin e vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil pati një rritje me rreth 77.45% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar-prillin e vitit 2010 dhe numri i kontratave pati një rritje prej 48.14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar-prill të vitit 2011, arritën rreth 1,665 milionë lekë, ose 15.84% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë por dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar-prillin e vitit 2010.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2011 patën rritje me rreth 9.35% kundrejt janar- prillit të vitit 2010.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 777 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 45.41% i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.53% .

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar-prill të vitit 2011 ndihet një rritje prej 15.45% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 11.54% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar-prillin e vitit 2010.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-prill 2011 arritën në rreth 336 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 157.18% në krahasim me janar-prillin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 90.34% të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-prill 2011 arritën 354 milionë lekë ose rreth 48.54% më shumë se janar-prilli i vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-prill 2011 u rritën me rreth 8.04% krahasuar me janar-prillin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 510 milionë lekë, apo 74.66% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi mesatar i paguar për produktet e sigurimit motorik, paraqitet në tabelën e mëposhtme:

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar - prill

2010

2011

                                                                                   Dëmi mesatar i paguar

MTPL e brendshme

106

145

Karton Jeshil

1,110

484

Kasko

95

78

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar-prill 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - prill 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - prill 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu