25 Maj 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 26 maj 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi ndër të tjera:

1. rregulloren “Për dhënien e licencës, veprimtarinë tregtare, ofertën publike dhe kërkesat e raportimit për sipërmarrjen e
    investimeve kolektive me ofertë publike të krijuar nga një shoqëri e huaj administruese”;

2. rregulloren “Për autorizimin e individëve për shitjen e kuotave/aksioneve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me
    ofertë publike”;
 
3. miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Intersig” sh.a;

4. miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Eurosig“ sh.a;

5. licencimin e agjentëve në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal” sh.a;

6. miratimin e ndryshimeve në statutin e shoqërisë “Albsig” sh.a;

7. ndryshimin në Vendimin e Bordit nr. 22, datë 19.03.2010, “Për miratimin e rregullores “Për financimin administrimin e
    fondit të kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve””, si dhe;

8. licencimin e shoqërisë “UDSA” sh.p.k, si agjent në sigurime jo-jete në emër e për llogari të shoqërisë të sigurimit
    “Eurosig” sh.a.