7 Qershor 2011

Mbi publikimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2010”

Pas raportimit në datë 11.03.2011 pranë Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, të Kryetares së AMF-së, Zj. Elisabeta Gjoni, “Mbi veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2010”, Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar përmes shkresës zyrtare nr. 156/2, datë 06.06.2011, rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2010”.

Për të lexuar tekstin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, klikoni këtu

Për më tepër informacion, kontaktoni në [email protected]