17 Qershor 2011

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) krijon Forumin Mbikëqyrës

(Material i përpunuar, nxjerrë nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), qershor 2011)

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ka krijuar së fundmi një Forum Mbikëqyrës, si pjesë e përpjekjeve të saj për të forcuar efektivitetin e mbikëqyrjes së sigurimeve dhe nxitjen e konvergjencës së praktikave mbikëqyrëse. Forumi i ri do të ofrojë një platformë për mbikëqyrësit e sigurimeve, për të shkëmbyer përvojat e praktikave mbikëqyrëse. Forumi, do të përqendrohet në siguruesit e mëdhenj e grupet e sigurimit dhe do të promovojë:

- diskutimin e zhvillimeve të reja dhe rreziqet ekzistuese;
- shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet mbikëqyrësve për metodologjinë e  mbikëqyrjes, të cilat janë
  aplikuar në praktikë, si dhe;
- vlerësimin e ndikimit të mundshëm të skenarëve makroekonomike në siguruesit e mëdhenj ose kompleksë dhe
  të grupeve të sigurimit.

Forumi Mbikëqyrës përbëhet nga mbikëqyrës të nivelit të lartë, me eksperiencë në praktikën mbikëqyrëse dhe kryesohet nga Z. Steven P Ferguson (SHBA). Forumi do të mbajë takimin e parë të tij, në Mbledhjet e Komiteteve të IAIS-it, që janë planifikuar të zhvillohen në Macau më 15-17 qershor.

Z. Peter Braumüller, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të IAIS-it, ndër të tjera komentoi, se: "IAIS është i kënaqur të njoftojë këtë nismë të re. Unë besoj se puna e Forumit Mbikëqyrës do të sigurojë një plotësim të vlefshëm për vendosjen e standardeve dhe zbatimin e aktiviteteve të Shoqatës sonë dhe të kontribuojë ndjeshëm në efektivitetin, rritjen dhe konvergjencën e praktikave mbikëqyrëse në nivel global. Forumi Mbikëqyrës do të bashkëpunojë me komisionet e tjera të IAIS-it dhe do të sigurojë të dhëna praktike për projektet në vazhdim të tij”.

Për më tepër informacion, kontaktoni në [email protected] ose drejtohuni në linkun e faqes zyrtare të IAIS-it  www.iaisweb.org