Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 30.09.2024
Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 30.09.2024
Gjatë periudhës janar-shtator 2024, në tregun e fondeve të pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e fondeve të pensioneve private më 30.09.2024 tregon një total asetesh neto prej 7,745.89 milionë lekë (78.42 milionë euro[1]) me një rritje prej 1,008 milionë lekë (14.96%) krahasuar me 31.12.2023. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private, më 30.09.2024 rezultoi 43,375 anëtarë duke shënuar një rritje prej 13.61% krahasuar me 31.12.2023.
Tregues të fondeve të pensioneve private
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | ||||
| 31.12.’23 | 30.09.’24 | 31.12.’23-30.09’24 | ||||
| Asetet neto të FP | 6,737.99 | 7,745.89 | 14.96 | |||
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve private 30.09.2024
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL | 14,497 | 3,051.97 |
| CREDINS PENSION | 19,153 | 2,420.01 |
| RAIFFEISEN | 4,366 | 1,581.90 |
| ALBSIG | 4,307 | 639.88 |
| SMART PENSION | 522 | 46.99 |
| SIGAL PRO | 530 | 5.14 |
| TOTAL | 43,375 | 7,745.89 |
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Pensioneve Private , 30.09.2024 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 98.77 lekë
Shqip
English