27 Nentor 2024
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e martë, datë 10.12.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2025 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimi i buxhetit afatmesëm 2025- 2027”;
- Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë “Raiffeisen Bank” sh.a., për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a., për ofrimin e shërbimit të depozitarit;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë “First Investment Bank Albania” sh.a., për ofrimin e shërbimit të depozitarit;
- Të tjera.
Shqip
English