Zhvillimet e Tregut të Investimeve, 30.09.2024
Zhvillimet në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive më 30.09.2024
Në Tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK), operuan 6 shoqëri administruese të licencuara nga AMF nga të cilat 4 janë me kapital vendas dhe 2 janë me kapital te huaj. Numri i fondeve të investimit më 30.09.2024 arriti në 17, nga të cilat 3 janë fonde investimi alternative.
Sipas analizës së të dhënave për tregun SIK më 30.09.2024, vlera neto e aseteve të tregut, arriti rreth 55.83 miliardë lekë ose (Euro 565 milionë) me një rritje prej 5.5 miliardë lekë ose 11.03%, krahasuar me 31.12.2023.
Numri i investitorëve që kanë investuar në tregun SIK gjatë periudhës 30.09.2024 është 36,001 me një rritje prej 11.03% krahasuar me 31.12.2023
Vlera e aseteve neto për fondet e investimit, duke përjashtuar fondet alternative arriti vlerën 51 miliardë lekë ose (Euro 516 milionë) me një rritje prej 12.39% krahasuar me 31.12.2023.
Tregu i fondeve te investimeve me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, u dominua kryesisht nga investimet në tituj qeveritarë (bono thesari dhe obligacione), të cilat përbëjnë 83.37% dhe ndërkohë 6.01% janë investime në tregjet financiare ndërkombëtare.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’23 | 30.09.’24 | 31.12.’23-30.09.’24 | |
| Asetet neto të FI | 50,287 | 55,834 | 11.03 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
30.09.2024
| Fondi Investimit | Numri i anëtarëve në F.I. | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 28,939 | 34,348 |
| Raiffeisen Vizion | 4,020 | 10,402 |
| Raiffeisen Invest EURO | 1,574 | 3,651 |
| Sea Land | 2 | 2,936 |
| Green View | 2 | 1,896 |
| Credins PREMIUM | 376 | 659 |
| Raiffeisen MIX | 89 | 360 |
| ABI EIA | 56 | 340 |
| ABI FLEX EURO | 23 | 307 |
| WVP Global | 379 | 270 |
| Albsig Standard | 117 | 252 |
| WVP Top Invest | 365 | 237 |
| Raiffeisen Solid | 51 | 114 |
| ABI FLEX USD | 5 | 60 |
| Sigal Invest | 3 | 3 |
| Total | 36,001 | 55,834 |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2024 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.
_________________________
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.09.2024 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 98.77 lekë
Shqip
English