18 Dhjetor 2024

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë datë 24.12.2024, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Projekt “Mbi miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të ZI (ISA)”;
4. Projekt “Për miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2025 dhe Planit Strategjik për vitet 2025-2027””;
5. Projekt “Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024”;
6. Projekt “Mbi miratimin e kërkesës së shoqërisë “Vienna Life Insurance”-“Vienna Sigurim Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë”;
7. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.09.2024;
8. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të Pensionit Privat dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2024;
9. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për nëntëmujorin e vitit 2024;
10. Projekt “Mbi miratimin e projekt buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2025”;
11. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a., për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj;
12. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë “Intesa SanPaolo Bank Albania” sh.a., në rolin e saj si agjent në sigurime;
13. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë së brokerimit “Euro Broker” sh.a.;
14. Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë së brokerimit “Fidentia sh.a. Broker në Sigurime”;
15. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”;
16. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të personelit kyç, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
17. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.;  
18. Projekt “Mbi miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Esig Broker” sh.a.;  
19. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë “WVP Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.”;
20. Projekt “Mbi rinovimin e licencës së Aktuarit të Autorizuar në Sigurime”;
21. Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
22. Të tjera.