24 Dhjetor 2024
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 24.12.2024 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të ZI (ISA);
- Miratimin e “Planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2025 dhe Planit Strategjik për vitet 2025-2027”;
- Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024;
- Miratimin e kërkesës së shoqërisë “Vienna Life Insurance”- “Vienna Sigurim Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë;
- Miratimin e projekt buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2025;
- Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Credins Invest” sh.a. - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive;
- Miratimin e emërimit të personelit kyç, të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.;
- Miratimin e emërimit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Esig Broker” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të administratorit të shoqërisë “WVP Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.;
- Rinovimin e licencës së Aktuarit të Autorizuar në Sigurime;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English