Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi (ISA) nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes dy rregullatorëve në fushën e sigurimeve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi dhe Presidenti i Këshillit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Malit të Zi, z. Marko Ivanovic.
Memorandumi i Mirëkuptimit vendos ura bashkëpunimi mes dy autoriteteve mbikëqyrëse, në funksion të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira në mbikëqyrjen e sigurimeve.