20 Janar 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 27.01.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a., për emetimin e obligacioneve”;
- Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2025”;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofrimin e shërbimit të depozitarit;
- Mbi inspektimin me bazë rreziku pranë shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
- Mbi inspektim tematik pranë shoqërisë “Banka OTP Albania” sh.a., broker në sigurime;
- Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “Tirana Bank” sh.a., broker në sigurime;
- Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Të tjera.
Shqip
English