29 Janar 2025

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për periudhën janar-dhjetor 2024

Zhvillimet e Tregut të Titujve të Qeverisë jashtë Bursës për vitin 2024

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë jashtë Bursës për vitin 2024, flasin për një dominim të transaksioneve “Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand)” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 50.10% dhe 36.72% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë të realizuara jashtë Burse për vitin 2024, u dominua në masën 64.17% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 35.83% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari).
Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 81.98% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për vitin 2024 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97.48% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   

Grafik:Tregu i Titujve të Qeverisë jashtë Burse për vitin 2024              

  1. Marrje dhe Transmetim urdhri në tregun primar (Ankand) Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  2. Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)
  3. Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)
  4. Vendosja si kolateral
  5. Shlyerje e vleres nominale ne maturim
  6. Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)
Tre grupet e transaksioneve B, C dhe F

Transaksioni i llojit B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere)” gjatë vitit 2024, ka pasur një rritje prej 5,286 milionë lekë ose 111.65% krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë, numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 10.20%.

Transaksioni i llojit C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori)” gjatë vitit 2024, ka pasur një ulje prej 554 milionë lekë ose 17.50%. Numri i transaksioneve është ulur me 14.13% krahasuar me vitin 2023.

Transaksioni i llojit F “Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit)” , gjatë vitit 2024, janë realizuar transaksione me vlerë nominale 306 milionë lekë.

Në totalin e transaksioneve të llojit B, C dhe F të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 5,038 milionë lekë, krahasuar me vitin 2023.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë jashtë Bursës
 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
viti 2023 2024 `24/`23-1
B Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Shitja e titujve të Qeverisë investitorit nga portofoli i bankës, apo shoqërisë komisionere) 4,734.02 10,019.67           111.65
  Klientë joprofesionistë (Individë) 4,350.29 4,683.52 7.66
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) 383.73 4,550.35 1,085.81
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar - 785.80 100.00
C Tregtim për llogari të vet kur ekzekuton urdhrat e klientit (Blerja e titujve të Qeverisë nga banka apo shoqëria komisionere para datës së maturimit nga investitori) 3,164.80 2,611.06             (17.50)
  Klientë joprofesionistë (Individë) 3,008.60 2,138.66 (28.92)
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë 156.20 18.70 (88.03)
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar            - 453.70 100.00
F Ekzekutimi i urdhrit të klientit (jo nga dhe për llogari të portofolit të subjektit) - 305.89 100.00
  Klientë joprofesionistë (Individë) - 188.89 100.00
  Klientë joprofesionistë (persona juridikë) - - -
  Klientë profesionistë/palë e pranueshme/klient i kualifikuar - 117.00 100.00

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2024 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.