20 Shkurt 2025
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e enjte, datë 27.02.2025, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024”;
- Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për ofrimin e shërbimit të depozitarit;
- Mbi inspektimin tematik të kryer pranë shoqërisë “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a. për ofrimin e shërbimit të depozitarit;
- Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “ASSIBROKER” sh.a., si broker në sigurime;
- Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “All-Sig” sh.a., si broker në sigurime;
- Mbi miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë “WVP- Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.;
- Mbi miratimin e emërimit të personelit kyç të depozitarit “First Investment Bank” sh.a.;
- Mbi rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
- Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Të tjera.
Shqip
English