24 Shkurt 2025

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 31.12.2024

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Pensioneve Private, 31.12.2024

Gjatë vitit 2024, në tregun e fondeve të pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre shtatë fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur) më 31.12.2024 tregon një total asetesh neto prej 12,870.80 milionë lekë (82.61 milionë euro[1]) me një rritje prej 1,855 milionë lekë (16.84%) krahasuar me 31.12.2023. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur), më 31.12.2024 rezultoi 44,926 anëtarë duke shënuar një rritje prej 15.71% krahasuar me 31.12.2023.

Tregues të fondeve të pensioneve private me pjesëmarrje (të hapur dhe të mbyllur)                                                                                                                                                                                                                                                             

Përshkrimi Vlera (milionë lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’23 31.12.’24 31.12.’23-31.12’24
Asetet neto të FP 11,015.86 12,870.80 16.84
       
             


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve private                                                                                                                                                                                                                                                  31.12.2024
Fond Pensioni Numri i  anëtarëve në FP Asete Neto (milionë. lekë)
SIGAL 14,914 3,151.46
CREDINS PENSION 19,256 2,506.17
RAIFFEISEN 4,573 1,663.23
ALBSIG 4,401 702.84
SMART PENSION 574 63.88
SIGAL PRO 545 20.24
TOTAL 44,263 8,107.82
                                                    
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Fondeve të Pensioneve Private , 31.12.2024 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
 
[1] http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.12.2024 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 98.15 lekë