27 Shkurt 2025

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 27.02.2025 Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2024;
  2. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  3. Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  4. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë “WVP- Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.;
  5. Miratimin e emërimit të personelit kyç të depozitarit “First Investment Bank” sh.a.;
  6. Miratimin e rinovimit të licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  7. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.