11 Mars 2025

AMF nxjerr për konsultim publik projektrregulloren “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit", lidhur me klasën 21, “Sigurimi i jetës në lidhje me sipërmarrjet e investimeve kolektive”, sipas seksionit B, aneksi I, të ligjit 52/2014, ka hartuar projektrregulloren “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike”.

Projektrregullorja publikohet në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik, në linkun e mëposhtëm:

Projektrregullore “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike”

Për më shumë informacion, kontaktoni [email protected]