29 Qershor 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 qershor 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi ndër të tjera:                                                     

1. rregulloren “Për licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit”;

2. rregulloren “Për përcaktimin e vlerës së aseteve të sipërmarrjeve  të investimit kolektiv dhe llogaritjen e vlerës
    neto të aseteve të tyre për kuotë ose për aksion”;

3. rregulloren “Për përmbajtjen e regjistrit të sipërmarrjeve të investimeve  kolektive”;

4. një ndryshim në rregulloren “Për regjistrin elektronik të dëmeve të sigurimeve të detyrueshme motorike”;

5. licencimin si agjentë në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a;

6. licencimin e vlerësuesve të dëmeve në sigurime;

7. rregulloren “Për marrëdhëniet financiare të punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si dhe;

8. licencimin si agjentë në sigurime të jo-jetës, në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.