8 Korrik 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Për çështjet e rendit të ditës të pashqyrtuara në mbledhjen e Bordit të datës 29 qershor 2011, në datën 8 korrik 2011 u zhvillua mbledhja Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Bordi midis të tjerave shqyrtoi:                                                     

1. analizën e gjendjes financiare në shoqëritë e Sigurimit të Jo-Jetës për vitin 2010 dhe tremujorin e parë të vitit
    2011;
2. analizën e gjendjes financiare në shoqëritë e Sigurimit të Jetës për vitin 2010 dhe tremujorin e parë të vitit 2011;

3. gjendjen e Fondit të Kompensimit;

4. ndryshime në statutin e shoqërive “SiCRED” sh.a dhe “ATLANTIK” sh.a, si rezultat i rritjes së
    kapitalit.

Pas analizave të gjendjes financiare, Bordi vendosi masa korrektive, administrative dhe rekomandime ndaj disa shoqërive të sigurimit.