21 Korrik 2011

Mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2010

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2010.
 
Gjeografia e Sigurimeve tashmë ka hyrë në vitin e tretë të botimit, duke u kthyer tashmë në një publikim të rëndësishëm në gamën e larmishme të publikimeve periodike të AMF-së.

Në brendësi të publikimit do të gjeni informacionin e duhur mbi dendësinë e sigurimeve, shpërndarjen e primeve dhe produkteve të sigurimit sipas prefekturave, si dhe një informacion të detajuar për dëmet e paguara gjatë vitit 2010 sipas zonave gjeografike. Një strukturim i tillë i informacionit bën të mundur analizimin më të mirë të tregut të sigurimeve sipas prefekturave, duke i ardhur në ndihmë mbikëqyrjes në lidhje me evidentimin e përqendrimit të tregut dhe shpërndarjes së risqeve.

Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Tregut të Sigurimeve 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu