11 Prill 2008

Mbi publikimin e Buletinit Satistikor të Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë - 2007

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun dhe subjektet nën juridiksion mbi publikimin e Buletinit Statistikor "Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë" për periudhën Janar - Dhjetor 2007 në faqen zyrtare të internetit.

Ju mund të gjeni materialin e plotë  të Buletinit Statistikor "Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë" në të dyja formatet PDF and EXCEL në seksionin Statistika dhe Publikime.

Objekt i këtij publikimi janë:

Blerje në tregun primar nga ivestitori nëpërmjet bankës apo subjektit të licencuar si dhe "Tregu sekondar i Letrave me Vlerë të Qeverisë", përveç "Tregut Ndërbankar të Letrave me Vlerë të Qeverisë", që rregullohet me akte të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë është tregu sekondar i organizuar në sportelet fizike apo virtuale të subjekteve të licencuara për kryerjen e transaksioneve në këto instrumente me investitorët.

 

Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju!