Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2011
Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - qershor 2011, arritën rreth 4,311 milionë lekë, ose 8.54% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - qershor 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 629,225 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.87% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 11.91% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.22%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 55.81% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 44.19 % të totalit të tregut
Sigurimi i Detyrueshëm
Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,905 milionë lekë, ose rreth 4.53% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Produkti MTPL e brendshme gjatë periudhës janar - qershor të vitit 2011 pati një ulje prej 21.93% për primet e shkruara bruto , ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 3.45% krahasuar me periudhën janar - qershor e vitit 2010.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - qershor 2011 pati një rritje prej 2.00% për primet e shkruara bruto shoqëruar me një ulje të numrit të kontratave prej 10.27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - qershor 2011 pati një rritje prej 53.71% për primet e shkruara bruto, shoqëruar dhe me rritjen e numrit të kontratave prej 39.78% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - qershor të vitit 2011, arritën rreth 2,406 milionë lekë, ose 21.72% më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë, por dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me janar - qershor e vitit 2010.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - qershor 2011 patën rritje me rreth 17.52% kundrejt janar- qershor të vitit 2010.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,060 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 45.41% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 22.04% .
Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - qershor të vitit 2011 ndihet një rritje prej 16.56% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 8.48% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar - qershor e vitit 2010.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar - qershor 2011 arritën në rreth 509 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 155.51% në krahasim me janar - qershorin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 89.71% të të ardhurave të këtij grupi.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - qershor 2011 arritën 513 milionë lekë, ose rreth 40.20% më shumë se janar - qershor i vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - qershor 2011 u rritën me rreth 9.52% krahasuar me janar - qershorin e vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 859 milionë lekë, apo 77.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi mesatar për produktet e sigurimit motorik, është paraqitur në tabelën e mëposhtme:
në mijë lekë
|
Lloji i sigurimit |
janar - qershor |
|
|
2010 |
2011 |
|
|
Dëmi mesatar |
||
|
MTPL e brendshme |
109 |
160 |
|
Karton Jeshil |
969 |
477 |
|
Kasko |
95 |
88 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - qershor 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit ne treg, etj.
Shqip
English
