25 Korrik 2011

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2011

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2011 u dominua në masën 94.24% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 5.76% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.73% e të gjithë transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2011, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim"  dhe "Blerje në tregun primar" përkatësisht me 43.45% dhe 26.67% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.38% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.           

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-qershor 2011 ka patur një zbritje prej 1,945.86 milionë lekë ose në masën 35.60%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2010, shoqëruar me një ulje në masën 27.38% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-qershor 2011 ka patur një rritje prej 90 milionë lekë ose 5.77%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2010, ndjekur nga një rritje në masën 16.39% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me periudhën janar-qershor 2010, vihet re një zbritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 1,855.86  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë, janar–qershor 2010, 2011

 

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Janar  – Qershor

2010

2011

11/10-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

 

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

5,465.55

3,519.69

(35.60)

 

Individë

3,892.69

2,780.64

(28.57)

 

Persona juridike

1,572.87

739.04

(53.01)

 

C

Blerje nga individet para afatit të maturimit

1,559.49

1,649.49

5.77

 

 Individë

744.44

811.24

8.97

 

Persona juridikë

815.05

838.25

2.85

 

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu