28 Korrik 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 korrik 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:                                                     

1.    një ndryshim në rregulloren "Për ekspertët kontabël të regjistruar të shoqërive të sigurimit";

2.    disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren "Për funksionimin dhe administrimin e ambienteve të Autoritetit
       të Mbikëqyrjes Financiare";

3.    disa shtesa në rregulloren "Për rregullat e brendshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare";

4.    disa ndryshime në rregulloren "Për Regjistrin Elektronik Online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm
       motorik";

5.    disa shtesa në rregulloren "Për marrëdhëniet financiare të punonjësve me Autoritetin e Mbikëqyrjes
       Financiare";

6.    rregulloren "Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e
       transportit"

7.    tabelën e primit të rrezikut, për përllogaritjen e  provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të
       përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik, për dëmet qe u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i
       këtij mjeti;

8.    licencimin e agjentëve të sigurimit të Jo-Jetës në emër dhe për llogari të shoqërisë "Sigal Uniqa Group
       Austria" sh.a;

9.    kushtet e përgjithshme të specimenit dhe tarifave të primeve të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga
       aksidentet në transportin publik të shoqërisë "Eurosig" sh.a;

10.   ekspertin kontabël të regjistruar "Grant Thornton Albania" sh.p.k për auditimin e pasqyrave financiare të
        vitit 2011, të shoqërisë së sigurimit "Sigma Vienna Insurance Group" sh.a;  

11.   ekspertin kontabël të regjistruar "Grant Thornton Albania" sh.p.k për auditimin e pasqyrave financiare të
        vitit 2011, të shoqërisë së  sigurimit "Albsig" sh.a; 

12.   ekspertin kontabël të regjistruar "KPMG Albania" sh.p.k për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2011,
        të shoqërisë së sigurimit "Sicred" sh.a; 

13.   ekspertin kontabël të rregjistruar "Grant Thornton Albania" SH.P.K për auditimin e pasqyrave financiare të
        vitit 2011, të shoqërisë së  sigurimit "Eurosig" SH.A.; 

14.   një ndryshimin në statutin e shoqërisë "Albsig" sh.a, si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare, si dhe;

15.   anëtarët e këshillit mbikëqyrës të shoqërisë "Sigma Vienna Insurance Group" sh.a.