25 Gusht 2011

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2011

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-korrik 2011, arritën rreth 5,196 milionë lekë, ose 7.80% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-korrik 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 756,821 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.30% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.51% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.18%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit: i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 55.59% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm motorik zënë 44.14% të totalit të tregut.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet në sigurimin e detyrueshëm motorik arritën shifrën 2,308 milionë lekë, ose rreth 5.85 % më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2011 pati një ulje prej 22.69 % për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 2.35% krahasuar me periudhën janar-korrik  të vitit 2010.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-korrik  2011 pati një ulje prej 0.32% për primet e shkruara bruto shoqëruar me një ulje të numrit të kontratave prej 9.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik  2011 pati një rritje prej 51.88% për primet e shkruara bruto, shoqëruar dhe me rritjen e numrit të kontratave prej 40.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - korrik të vitit 2011, arritën rreth 2,889 milionë lekë, ose 21.90% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, shoqëruar me një katërfishim të numrit të kontratave.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - korrik  2011  patën rritje me rreth 19.18 %  kundrejt periudhë janar- korrik të vitit 2010.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,278 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 56.85%, i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.81% .

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar-korrik të vitit 2011 ndihet një rritje prej 14.01% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 12.10 % e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar-korrik  të vitit 2010.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-korrik 2011 arritën në rreth 586 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 153.11% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 89.86% të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik  2011 arritën 650 milionë lekë, ose rreth 37.95% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-korrik 2011 u rritën me rreth 6.72% krahasuar me periudhën  janar-korrik të vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 1,004 milionë lekë, që përbëjnë rreth 79.49% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Dëmi mesatar për produktet e sigurimit motorik paraqitet në tabelën e mëposhtme:

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

janar - korrik

2010

2011

                                                                                     Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

                    112

             164

Karton Jeshil

                    970

             474

Kasko

                    94

             94

 

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor  për periudhën janar-korrik 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit në treg, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - korrik 2011 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - korrik 2011 (në versionin PDF) klikoni këtu