17 Prill 2008

Mbi raportimin e Kryetares Zj .Elisabeta Gjoni në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Në kuadër të raportimit vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, në datën 14 Prill 2008, Zj. Elisabeta Gjoni - Kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) raportoi përpara Komisionit për Ekonominë dhe Financat pranë Kuvendit të Shqipërisë mbi aktivitetin e institucionit në vitin 2007. Me fjalën e saj, Zj. Gjoni bëri  një përmbledhje të punës, përpjekjeve dhe arritjeve të AMF-së në drejtim të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar jo - bankar në Shqipëri. Në raportim u paraqit edhe ecuria e tregjeve financiare jo-bankare gjatë 2007, me fokus zhvillimet e veçanta që shoqëruan tregun e sigurimeve  gjatë këtij viti. Raporti i plotë i veprimtarisë, i shoqëruar me dokumentin "Objektivat dhe programi afatmesëm i  AMF-së" ishin në dispozicion të anëtarëve të Komisionit, të cilët vlerësuan pozitivisht punën e institucionit dhe bënë pyetje e komente të ndryshme në lidhje me zhvillimet në tregjet e mbikëqyrura dhe veprimtarinë e institucionit gjatë harkut kohor të një viti.Në linqet e mëposhtme do të gjeni (i) Raportin Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë dhe (ii) fjalën e mbajtur nga Kryetarja e AMF-së.



Për të hapur Raportin Vjetor 2007 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, klikoni këtu


Për të hapur fjalën e mbajtur nga Kryetarja e AMF-së, klikoni këtu