12 Shtator 2011

Njoftim mbi autorizimin e aktuarit në sigurime

Në mbështetje të Rregullores së Autoritetit nr.67, datë 27.07.2009 “Mbi autorizimin e aktuarëve të shoqërive", ndryshuar me vendimin e Bordit  nr.76 datë 29.06.2011, të gjithë shoqëritë e sigurimit detyrohen që pasqyrat financiare të 9-mujorit të vitit 2011 e në vazhdim, të depozitohen në Autoritet të firmosura nga aktuari i autorizuar.

Njohja e firmës së aktuarit të autorizuar do të bëhet pas pajisjes me Autorizim nga Autoriteti.

Të gjithë ata aplikantë që kanë depozituar më parë dokumentacionin në Autoritet duhet ta përditësojnë atë në përputhje me kërkesat e Rregullores. Testimi i kryer më parë nga Autoriteti dhe i kaluar me sukses nga aplikantët njihet si kërkesë e plotësuar.

Për të gjithë aplikantët e tjerë, testimi në fushën e legjislacionit dhe të etikës do të organizohet nga Autoriteti në datën 22 shtator 2011. Në testim do të përfshihen të gjithë ata aplikantë që kanë depozituar dokumentacionin e plotë.