Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 19 shtator 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. rregulloren “Karta e auditimit të brendshëm”;
2. kodin e etikës së audituesit të brendshëm;
3. ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a, si rezultat i zmadhimit të kapitalit;
4. ndryshimin e statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig”sh.a nga përshtatja me kërkesat e Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”;
5. miratimin e 2(dy) anëtarëve të këshillit të administrimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Raiffeisen”sh.a;
6. licencimin si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a, për klasat e jo-jetës”;
7. miratimin e ekspertit kontabël të regjistruar “Deloitte Albania” sh.p.k, për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2011, të shoqërisë së sigurimit “Interalbanian” sh.a;
8. ndryshimin e statutit të “Shoqërisë administruese të fondeve të pensionit Raiffeisen-Raiffeisen Pension Funds Managment Company” sh.a, si rezultat i ndryshimit të selisë, si dhe;
9. miratimin e pjesëmarrjes influencuese të shoqërisë “Vienna Insurance Group AG Wiener Versicherung Gruppe” në shoqërinë e sigurimit të jo-jetës “Intersig” sh.a.
Shqip
English