13 Shtator 2011

Emërohen anëtarët e rinj të Bordit të AMF-së

Kuvendi i Shqipërisë, në mbledhjen e datës 13 shtator 2011, në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 6 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006  “ Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si dhe të nenit 111 të rregullores së Kuvendit, zgjodhi anëtarët e rinj të Bordit të AMF-së, si me poshtë:

1. Znj. Enkeleda Shehi, Anëtare e Bordit të AMF-së në pozicionin Nënkryetar, Drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Disiplinimit, me Vendim të Kuvendit nr. 125, datë 13.09.2011 “Për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në pozicionin  Nënkryetar, drejtues i Departamentit te Mbikëqyrjes dhe Disiplinimit”.

2. Znj. Enkela Idrizi, Anëtare e Bordit të AMF-së në pozicionin Nënkryetar, Drejtues i Departamentit të Licencimit dhe Monitorimit, me Vendim të Kuvendit nr. 124, datë 13.09.2011 “Për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në pozicionin Nënkryetar, drejtues i Departamentit të Licencimit dhe Monitorimit”.

3. Znj. Kestrin Katro, Anëtare e Bordit të AMF-së, me Vendim të Kuvendit nr. 123, datë 13.09.2011 “Për zgjedhjen një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

4. Z. Astrit Hado  Anëtar i Bordit të AMF-së, me Vendim të Kuvendit nr. 122, datë 13.09.2011 “Për zgjedhjen një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

Bordi i AMF-së, si organ drejtues dhe vendimmarrës i AMF-së, tashmë funksionon me numër të plotë anëtarësh, me emërimin e anëtarëve të rinj pas përfundimit të mandateve të disa anëtarëve të Bordit ekzistues.