Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", si dhe Urdhërit nr. 54, datë 20.09.2011, pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 29 shtator 2011, ora 10.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.
Pas shqyrtimit të kërkesave të paraqitura në Autoritet, në testim do të marrin pjesë :
1. Z. Serjan Cenalla
2. Z. Eduart Stefasani
3. Z. Albert Tafa
4. Z. Roland Beleri
Shqip
English