Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2011
Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - gusht 2011, arritën rreth 5,908 milionë lekë, ose 7.47% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - gusht 2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 890,912 duke dyfishuar numrin e kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.61% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.23% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit: i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 53.59% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm motorik zënë 46.41% të totalit të tregut.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet në sigurimin e detyrueshëm motorik arritën shifrën 2,743 milionë lekë, ose rreth 5.50% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Produkti MTPL e brendshme gjatë periudhës janar - gusht të vitit 2011 pati një ulje prej 21.41% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 1.94% krahasuar me periudhën janar - gusht të vitit 2010.
Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar - gusht 2011 pati një ulje prej 1.45% për primet e shkruara bruto shoqëruar me një ulje të numrit të kontratave prej 5.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - gusht 2011 pati një rritje prej 49.00% për primet e shkruara bruto, shoqëruar dhe me rritjen e numrit të kontratave prej 41.83% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, në periudhën janar - gusht të vitit 2011, arritën rreth 3,165 milionë lekë, ose 21.99% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, shoqëruar me një katërfishim të numrit të kontratave, e cila ka ardhur nga rritja e numrit të kontratave të sigurimit të shëndetit.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - gusht 2011 patën rritje me rreth 19.90 % kundrejt periudhës janar - gusht të vitit 2010.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,379 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 43.94%, i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 19.68% .
Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - gusht të vitit 2011 ndihet një rritje prej 13.65% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 9.25% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar - gusht të vitit 2010.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar - gusht 2011 arritën në rreth 647 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 141.91% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010, kjo rritje është ndikuar nga rritja e volumit të primeve në klasën e sigurimit të shëndetit. Sigurimet e shëndetit zunë rreth 89.95% të të ardhurave të këtij grupi.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - gusht 2011 arritën 723 milionë lekë, ose rreth 36.98% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - gusht 2011 u rritën me rreth 11.60% krahasuar me periudhën janar - gusht të vitit 2010. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 1,169 milionë lekë, që përbëjnë rreth 81.05% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Dëmi mesatar për produktet kryesore të sigurimit motorik paraqitet në tabelën e mëposhtme:
në mijë lekë
|
Lloji i sigurimit |
janar-gusht |
|
|
2010 |
2011 |
|
|
Dëmi mesatar |
||
|
MTPL e brendshme |
113 |
172 |
|
Karton Jeshil |
890 |
466 |
|
Kasko |
92 |
95 |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - gusht 2011, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit në treg, etj.
Shqip
English
