6 Tetor 2011

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 06 tetor 2011, vazhdim i mbledhjes së Bordit të datës 19 shtator 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:

1.
  rregulloren “Mbi përmbajtjen e detyrueshme, afatet dhe formën e raporteve të  sipërmarrjeve të investimeve kolektive, të
     shoqërive të administrimit dhe depozitarëve”;
2.  rregulloren “Mbi procedurat dhe kërkesat shtesë për licencimin e depozitarit”;
3.  rregulloren “Mbi procedurat, kostot dhe afatet kohore për mbylljen e fondeve të investimeve”;
4.  rregulloren “Regjistri i investitorëve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
5.  rregulloren “Mbi kodin e sjelljes të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
6.  një ndryshim në rregulloren nr. 18/1, datë 25.02.2010  “Për tarifat e licencimit dhe funksionimit të shoqërisë administruese,
     depozitarit dhe agjentit të fondeve të pensionit vullnetar”;
7.  një ndryshim në vendimin e Bordit nr. 22, datë 19.03.2010, “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e fondit të
     kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”
8.  manualin e mbikëqyrjes me fokus riskun në fushën e sigurimeve, udhëzuesin e inspektimit dhe planin e zbatimit të
     metodologjisë me fokus riskun;
9.  kontributet shtesë të fondit të kompensimit për vitin 2011;
10.një ndryshim në planin financiar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2011.
11.një ndryshim në vendimin nr. 111 datë 28.7.2001 “Për miratimin e tabelës së primit të rrezikut për
    përllogaritjen e provigjoneve teknike për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik
    për dëmet qe u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti”