21 Tetor 2011

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM-së nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe neneve 4, 6 dhe 7 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 54, datë 20.09.2011, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 29.09.2011, si më poshtë:
 





Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për:

I. Vlerësues  i dëmeve materiale (motorike dhe të pronës) dhe shëndetësore në klasat e jo-jetës:

    Z. Albert Tafa
    Z. Eduart Stefasani

II. Vlerësues  i dëmeve materiale (motorike dhe të pronës)  në klasat e jo-jetës:

Z. Roland Beleri

III. Vlerësues i  dëmeve shëndetësore:

Z. Serian Cenalla