25 Tetor 2011

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM-së nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, Komisioni i Organizimit të Testimit për “Broker në Sigurime ”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 56, datë 20.09.2011, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 29.09.2011, si më poshtë:

Në bazë të pikëve të mbledhura:

Z. Artur Ribaj kalon testin për “Broker në sigurime” në modulet e mëposhtme:

Moduli “broker në sigurime për klasat e jo-jetës”.
Moduli “broker në sigurime për klasat e jetës”.
Moduli “broker për risigurime”.