Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar–shtator 2011
Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar - shtator 2011 u dominua në masën 95.14% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 4.86% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 99.02% e të gjithë transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2011, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" dhe "Blerje në tregun primar" përkatësisht me 43.27% dhe 24.97% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.70% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-shtator 2011 ka patur një rënie prej 2,427.52 milionë lekë ose në masën 29.14%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2010, shoqëruar me një ulje në masën 19.19% të numrit të transaksioneve.
Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-shtator 2011 ka patur një rritje prej 84.90 milionë lekë ose 3.53%, krahasuar me periudhën janar-shtator 2010, ndjekur nga një rritje në masën 13.67% të numrit të transaksioneve.
Krahasuar me periudhën janar-shtator 2010, vihet re një rënie në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 2,512.43 milionë lekë.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë, Janar-Shtator 2010, 2011
|
Lloji i Transaksionit |
Vlera nominale |
Ndryshimi |
||
|
(në mln lekë) |
(në %) |
|||
|
Janar-Shtator |
2010 |
2011 |
`11/10-1 |
|
|
Letra me Vlerë të Qeverisë |
||||
|
B |
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar |
8,329.29 |
5,901.77 |
(29.14) |
|
|
Individë |
6,034.09 |
5,003.01 |
(17.09) |
|
|
Persona juridikë |
1,917.00 |
898.76 |
(53.12) |
|
C |
Blerje nga individët para afatit të maturimit |
2,405.35 |
2,320.44 |
(3.53) |
|
|
Individë |
1,204.19 |
1,193.01 |
(0.93) |
|
|
Persona juridikë |
1,201.15 |
1,127.43 |
(6.14) |
Shqip
English
