Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 27 tetor 2011, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe miratoi:
1. autorizimet për aktuarë të autorizuar në sigurime;
2. licencimin si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a për klasat e jo-jetës;
3. licencimin si agjent në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a për klasat e jo-jetës;
4. pjesëmarrjen influencuese në shoqërinë e sigurimit “Intersig” sh.a;
5. ndryshimin e statutit të shoqërisë “Intersig” sh.a;
6. emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;
7. disa shtesa në rregulloren nr. 7, datë 30.08.2007 “Rregullat e brendshme të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, miratuar më Vendim Bordi, i ndryshuar;
8. disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Mbi bazat, metodat e llogaritjes, si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimeve të jo-jetës”;
9. projekt buxhetin e AMF-së, për vitin 2012, si dhe;
10. masën administrative ndaj shoqërisë së sigurimit, si rezultat i inspektimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Shqip
English